00:14 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Publikoi foton e myslimanes së mbuluar në det, gazetari: Më kanë kërcënuar

22:52 | 05/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VENDI KU FAJIN E KANË VIKTIMAT DHE KU SHTETI MBRON VRASËSIT

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka treguar se është kërcënuar dhe mallkuar pasi publikoi foton e një gruje myslimane të mbuluar në plazh, e cila sipas tij qëndronte në çadër hermetike së bashku me vajzën e saj, ndërkohë që burri lahej në det. Sipas Kikisë kjo ishte një shkelje brutale e të drejtave të njeriut.

Megjithatë Kikia thotë se ai shprehu mendimin e tij por ishte trishtuar kur kishte parë që në komentet poshtë postimit ai ishte kërcënuar, sharë dhe mallkuar.

Gazetari thotë që e kupton edhe besimim në mynyrë të verbër por nuk kupton se pse duhet të ketë kaq shumë mllef, kur zoti nuk na mëson kështu.

Kikia sqaron se postimi i tij nuk ka qenë kundër besimit dhe se këtë nuk do ta bënte kurrë pasi besimi është e drejtë e çdo njeriu dhe vlerëson se harmonia fetare është ndër gjërat më të rëndësishme që ka vendi ynë.

REAGIMI I PLOTË:

Për dallkaukët që më mallkojnë e kërcënojnë në emër të Allahut

Një opinion i imi, publikuar në faqen time në fb, mori shumë vëmendje. Dhjetra mijëra lexues(deri sot, të mërkurën, në mesditë rreth 95 mijë) e qindra komente, pa llogaritur riprodhimin e tij në shumë media online(me titujt sipas redaksive e jo pas meje). Bëhej fjalë për një debat të hershëm, gratë e mbuluara myslimane. Por unë se trajtova për të ushqyer debatin, pasi mendoj se nuk ka asnjë debat këtu derisa ajo është zgjedhje e gjithkujt. Thjeshtë iu referova rastit të grave që shkojnë në plazh dhe mbyllen në çadra, apo lahen të veshura e të mbuluara, ndërsa burrat lahen si gjithë të tjerët. Thjeshtë dhashë mendimin tim, duke thënë se kjo është shkelje e të drejtave të grave, pasi në plazh shkohet për tu freskuar e jo për tu ngujuar në çadra të mbyllura në të gjitha anët, në piskun e vapës. Kaq! Nuk nxita urrejtje fetare, nuk nxita imoralitet, nuk thashë se gratë me bikini janë më të mira e më të zgjuara, nuk nxita devijacione seksuale, nuk shava gratë e mbuluara dhe lavdërova homoseksualët, nuk përbuza fenë islame, nuk përhapa asnjë lloj fobie apo islamofobie…
Nuk më ka ndodhur kurrë të lexoj të gjitha komentet që bëjnë lexuesit poshkë shkrimeve të mia. Por kësaj radhe i lexova. I lexova dhe u trishtova shumë. Kaq shumë sharje, mllef, urrejtje për autorin e shkrimit sa s’kisha dëgjuar e lexuar kurrë. Madje kishte dhe nga ata që thurnin mallkime në emër të Allah’ut. Por nuk u trishtova për sharjet, pasi s’më krijojnë ndjesi duke ditur nga vijnë. As për mallikmet, se e di që nuk më zënë. Por u trishtova duke ditur se ata janë bashkëkombas të mitë.
Burra që lëshonin vrer pse i kisha akuzuar se shkelin të drejtat e grave, duke shkruar se “me gratë tona bëjmë çtë duam, e s’të pyesim ty”. Burra që izolimin e grave në çadra apo nën burka, e barazojnë me nderin. Ndërsa ato që vishen me rroba banjoje në plazh apo funde të shkurtra në rrugë, i konsiderojnë prostituta e të përdala. Burra që mendojnë se vetëm duke qenë nën ferexhe mund të jesh besimtare, e ndershme dhe e devotshme, e jashtë saj, gruaja ka një mijë të liga. Gra që më mallkonin duke thënë se janë të lumtura që janë në ato çadra sepse kjo përputhet me besimin e tyre.
Unë kuptoj besimin e verbër dhe nënshtrimin ndaj tij. Kjo është e drejtë e gjithkujt dhe as i paragjykoj as dua tia di. Por unë nuk kuptoj pse kaq shumë mllef. Pse kaq shumë urrejtje deri në kërcënime me jetë, për mua e familjen time. Kur Allahu nuk mëson kështu. Këta burra, që në emër të Allahut justifikojnë mbylljen e grave të tyre në tëenda se mos ia shikojnë të tjerët, e më akuzojnë mua se i kam paragjykuar, paragjykojnë të gjitha gratë e tjera që nuk mbulohen duke i quajtur të përdala. 
Unë kam shkruar, duke ironizuar edhe Vatikanin, duke thënë se nuk mund të lëshohen apelet për të.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Kikia-gruaje muslimane
Pas

Shihni në ëndërr ish-të dashurin? Ja si e shpjegojnë ekspertët e fushës

Para

Ish-drejtori i Arkivës publikon LISTËN, këta janë 118 shqiptarët që u ndalohej hyrja “gjallë a vdekur” në Shqipëri në 1991-shin

Para
Ish-drejtori i Arkivës publikon LISTËN, këta janë 118 shqiptarët që u ndalohej hyrja “gjallë a vdekur” në Shqipëri në 1991-shin

Ish-drejtori i Arkivës publikon LISTËN, këta janë 118 shqiptarët që u ndalohej hyrja “gjallë a vdekur” në Shqipëri në 1991-shin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.