Tre gra janë dënuar nga gjykata e Tiranës me burg për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”.
Mbi to rëndonte akuza për publikimin e fotove intime të një minoreje në faqe + 18 në internet. Midis të dënuarave është edhe nëna e vajzës së mitur.
Me dije është bërë se të dënuarat janë E. S., B. S. dhe M. A. të moshës 28, 31 dhe 41 vjeç. Sipas ‘‘A2‘‘ këto tre gra kishin hapur profile në faqe + 18 dhe bënin biseda erotike me meshkuj nga e gjithë bota. Pagesat kryeshin përmes kartave të kreditit.
Në deklaratën e saj nëna e të miturës ka thënë se e kishin detyruar dy gratë e tjera. Po ashtu mësohet se nënës i është hequr përgjegjësia prindërore mbi vajzën. Kurse vendimet që ka dhënë gjykata janë deri në tre vite tetë muaj heqje lirie.
Discussion about this post