Një nga gjykatat tajlandeze ka dënuar sot Anchan Prelert me 43 vite burg sepse kritikoi familjen mbretërore.
Anchan Prelert në vitet 2014 dhe 2015 bëri komente dhe publikoi video kundër familjes mbretërore në YouTube dhe Facebook.
Ajo si fillim u dënua me 87 vite burg, por pasi e pranoi fajin, gjykata e ka ulur dënimin në 43 vite, ndërkohë ky është dënimi më i gjatë me burg për fyerjen e monarkisë së shtetit të Tajlandës.
Dënimi i saj erdhi pasi protestuesit e rinj kritikuan haptazi monarkinë përmes protestave, duke rrezikuar dënimin për shkak të ligjit të rreptë, i cili ndalon fyerjen e familjes mbretërore dhe që parashikon një dënim deri në 15 vjet për çdo shkelje të ligjit. Ajo ka pranuar se ishte fajtore për shkeljen e 29 ligjeve.
Discussion about this post