Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu iështë përgjigjur deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Bashës i cili nxori sipas saj, videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”.
Manastirliu shprehet se nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale ndërsa shton se, kjo që po bën Basha është skandaloze, e turpshme, kriminale teksa publikon edhe foton e mjekut.
“Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!
#Turp dje #Turp sot”, shkruan Manastirliu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post