15:19 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikoi videon ku shihej që linte timonin dhe hipte mbi makinë/ Policia gjen të riun, e shoqëron në komisariat. I bllokon mjetin dhe i vë gjobën marramendëse

12:17 | 19/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikoi videon ku shihej që linte timonin dhe hipte mbi makinë/ Policia gjen të riun, e shoqëron në komisariat. I bllokon mjetin dhe i vë gjobën marramendëse

Policia ka gjetur dhe ka gjobitur një 34-vjeçar nga Tepelena, një video e të cilit u bë virale në rrjet, pasi shihej duke lënë timonin e makinës, dhe duke hipur në pjesën e sipërme të saj. Policia e ka gjobitur shoferin me 60 mijë lekë të reja, dhe i ka bllokuar mjetin, pasi veprimet e tij janë cilësuar të rrezikshme.

Njoftimi i policisë:

Publikoi video duke kryer veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë, gjatë drejtimit të mjetit, shoqërohet në Polici, 34-vjeçari nga Tepelena. Ndëshkohet me 60.000 lekë të rinj gjobë dhe me bllokim mjeti.

Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. K., banues në Tepelenë. Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”.

Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000 lekë të rinj, me sanksion plotësues ndalim administrativ i mjetit dhe tërheqje e lejes së qarkullimit për manovra të rrezikshme në rrugë, mosndryshim të pronësisë së mjetit brenda afatit dhe mosshlyerje të masave administrative brenda afatit ligjor.

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, për përgjegjshmëri e përgjegjësi për sigurinë e jetës gjatë drejtimit të automjetit, pasi cilido që do shkelë rregullat e qarkullimit apo do kryejë manovra të rrezikshme në rrugë, që cenojnë rëndë sigurinë rrugore do përballet me Policinë Rrugore, në zbatim të plotë të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore falënderon qytetarët dhe median, për denoncimet e adresuara për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton cilindo që do rregullin e ligjin të denoncojë pa hezitim çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonim të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Pas

Kush është Agim Çerma, ‘Pablo Eskobari’ shqiptar që u arrestua me 333 kg kokainë në Kolumbi, me avion privat dhe lidhje me dy grupet famëkeqe të narkotrafikut

Para

Operatorët e Shëngjinit ngrihen në protestë kundër orës policore: Më 10 të darkës plazhistët dalin prej dushit, kur do bëhen gati për jetë nate

Para
Operatorët e Shëngjinit ngrihen në protestë kundër orës policore: Më 10 të darkës plazhistët dalin prej dushit, kur do bëhen gati për jetë nate

Operatorët e Shëngjinit ngrihen në protestë kundër orës policore: Më 10 të darkës plazhistët dalin prej dushit, kur do bëhen gati për jetë nate

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.