Pas publikimit të videos nga Edi Rama ku shfaqet një shqiptar i ardhur nga Amerika vetëm për të votuar Partinë Socialiste, kanë vërshuar menjëherë komentet për kryeministrin.
Nuk janë të paktë emigrantët që i kanë komentuar Ramës dhe madje i kërkojnë që ky i fundit t’ju presi biletën që ata të vijnë. Madje njëri prej komentuesve shprehet se të riut nga Amerika që shfaqet në video Rama i ka sponsorizuar e biletën edhe spotin. Kaq ka mjaftuar që Rama të shpërthejë ndaj komentuesit. Më poshtë janë disa prej komenteve që kanë “masakruar” Ramën.
Komentuesi: Ndoshta nuk e njeh por e Ke sponsorizu edhe per bileten edhe per spotin…Keqardhje Per Ju.
Rama: Cfare spoti o i cfilitur ne fijen e arsyes cfare spoti!!! Cfare sponsorizimi o i thare ne brendine e kokes cfare sponsorizimi!!! Keqardhjen mbaje per vete se do te te duhet te henen ne darke.
Komentuesi 1: Vertet e besoni o popull qe erdhi nga Amerika per te votuar??
Rama: Po pse o Viola te mos e besojne apo eshte me kollaj te ofendosh se sa te besosh? Sepse ti po e ofendon duke e bere genjeshtar, nderkohe qe syte ne balle perdori per te pare, jo per te qesendisur syte e te tjereve.
Komentuesi 3: Sa e ke paguar kte tipin??
Rama: Si s’ke turp apo thuaj kur voton 6 e pi turpin me kafen e mengjesit?
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2212″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]