Fake news apo lajmet e rreme të prodhuara nga media të ndryshme është një problematik e cila shpesh shqetëson opinionin publik, pasi që i tejngop ata me informacione false dhe të panevojshme, të cilat mund të kthehen edhe në të rrezikshme.
Të tilla janë edhe një sërë lajmesh të publikuara nga shqiptarët në Australi. Përmes një investigimi të kryer së fundmi, media australiane ABC News ka zbuluar 4 faqe në Facebook që shpërndajnë lajme të rreme me tematikat më të nxehta të momentit siç janë Islami, refugjatët apo radikalizmi i djathë në politike.
Administratorët e këtyre faqeve rezultojnë të jenë banues në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Mirpo identitetet e vërteta të tyre, në shumicën e rasteve është e pamundur të zbulohen.
Një prej faqeve më të vjetra, krijuar në vitin 2013, e cila ka edhe më shumë ndjekës tek rreth 130 mijë të tillë është “Australians against Sharia” (australianët kundër Sheriatit). Faqet e tjera sikurse kjo janë po ashtu faqe me emra si “Të pafetë australianë”, “Ndal, xhamive në Melburn” dhe “Ndal të gjitha xhamive në Nar Uoren”, siç quhet lagjja periferike e Meburnit.
Ndërkohë interesante është fakti që të gjitha faqet publikojnë lajme të rreme dhe thirrje kundër myslimanëve.
Në artikujt e publikuar, sipas medias australiane, kritikohen kryesisht politikanët laburistë në opozitë. Simpati shprehin për politikanin konservator Frejzës Ening, por lidhje të drejtpërdrejta mes tij dhe këtyre faqeve nuk ka. Facebook tashmë i ka mbyllur këto faqe. Por edhe në raste të tjera, faqet e administruara kryesisht nga Kosova janë shquar për përhapje të lajmeve të rreme. Faqet nga trojet shqiptare përhapën të tilla lajme në mbështetje edhe të Donald Trump-it gjatë fushatës presidenciale të 2016-s.