Lulzim Basha në konferencën për shtyp me gazetarët nga selia e PD-së u shpreh se publikut po i mohohet e drejta elementare e parlamentarizmit.
Kjo sipas tij, pasi sot u votua kundër amendamentit të propozuar prej tij për strategjinë kombëtare në ndihmë të Republikës së Kosovës.
Basha thotë se ka një rrezik shumë të madh për një përplasje mes NATO-s dhe forcave të tjera, por këtu rrezikohet dhe kombi ynë duke patur parasysh ngjarjet në Banjskë në shtator.
Lulzim Basha: Një publik që i mohoet e drejta elementare e parlamentarizimit. Përgjegjësia për ato akte që cenojnë interesat e qytetarëve kombëtare. E reja, sot është penguar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Dokumente të tilla konsiderohen punë rutinë. Realiteti ku po jetojmë është shumë dinamikë. Shqiptarët nuk janë të pavëmendshëm për zhvillimet ndërkombëtare. Mundësia për një konflikt mes NATO-s dhe forca të tjera nuk ka qenë kurrë më e madhe se që nga vitet 80′. Kjo nuk luhet vetëm në hapësirën gjeografike larg Shqipërisë. Ngjarjet e shtatorit na treguan se sa afër është probabilileti i përshkallëzimit në konflikte të armatosura. Strategjia e sigurisë kombëtare duhet të nëhshtrohej një debati publik. Është e pafalshme që për një vend të NATO të zvarritet kështu. Mund të kushtoj jetë shqiptarësh. Nuk dua të bëj Kasandrën por nuk ka një detyrë më të madhe për një kryefamiljar për një qytetar të përgjegjëshëm për një përfaqësues politike të vendit të përgatiet për të keqen kur ajo është shfaqur në horizont. Kjo është arsyeja pse depozitlva amendamentet e Strategjisë Kombëtare.