Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Presidentit Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve që ishin parashikuar të mbaheshin me datën 30 Qershor të këtij viti, si dhe qëndrimin e kryeministrit Rama se pavarësisht këtij vendimi, vendi do të shkojë në zgjedhje në këtë datë.
Manjani shprehet se, nëse Rama do të bëjë zgjedhje pa dekret me 30 Qershor, do të shkaktonte një përçarje spektakolare të popullit, dhe shton më tej se kryeministri do të bëhej i pari në botë në pozicionin që ka që i bën puç shtetit që qeveris vetë.
Ish-ministri hedh edhe hipotezën e munshme sikur opozita për hesap të vet sipas tij, të shpallë zgjedhje më 29 Qershor.
Reagimi i plotë:
Fantazi e shfrenuar.
Rama do bëjë zgjedhje pa dekret me 30 qershor.
Po sikur edhe opozita të shpallë zgjedhje për hesap të vet më 29 qershor?!
Përçarje spektakolare e këtij populli do ishte!!
Edi Rama do bëhej kryeministri i parë në botë që i bën puç shtetit që qeveris vetë dhe përçan popullin e tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)