Një auditim i KLSH ka nxjerr në pah shkeljet që janë bërë në qendrën ku jetojnë personat me aftësi të kufizuara në Vlorë.
Sipas këtij auditimi të kryer në gusht të vitit 2022, magazinimi i mallrave është jashtë kushteve higjieno-sanitare. Sipas KLSH disa nga artikujt ishin në çimento, pulat të pa paketuara, të prishura dhe me erë të rëndë.
Po ashtu edhe produktet si mishi dhe perimet ruhen në kushte jo të përshtatshme.
Por drejtuesit e kësaj qendre janë pyetur nga gazetarja e Faxnews Afrovita Hysaj, të cilët kanë thënë se janë në fazë rikonstruksioni ndaj edhe magazinat nuk kanë qenë në shërbim.
Në qendrën “PAK” në Vlorë strehohen 30 persona, të moshës 10-34 vjeç.
-Nga auditimi i gjendjes së magazinave konstatohet se ambientet janë në kushte të papërshtatshme për magazinimin e mallrave dhe ushqimeve dhe nuk plotësojnë parametrat higjieno-sanitarë. -Referuar kontratave nr. 62, 63, 64 dhe 65, datë 09.03.2022 të nënshkruara nga palët konstatohet se gjendja e mallrave ushqimore në magazinë nuk ishte kryer referuar kushteve dhe përcaktimeve në kontratat respektive. -Nga auditimi kanë rezultuar aktive jashtë përdorimi (si pasojë e prishjes nga rikonstruksioni i godinës) në shumën 5,113,785 lekë, e cila përbën efekt negativ për buxhetin e shtetit”.