Tritan Shehu, deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, ka reaguar në lidhje me situatën në sistemin shëndetësor. Ndërsa deklaron se projekt-ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave po kthehet sërish në Kuvend, Shehu shprehet se kostot do të bien mbi qytetarët.
Ai thotë se shëndetësia po bëhet mollë e ndaluar për qytetarët, ndërsa shprehet se ajo “falas” vdiq.
REAGIMI:
Mbasi shëndetësia “falas” vdiq, e ashtuquajtura shëndetësi po behet “molle e ndalueme” për qytetaret.
Kthehet përsëri ne Kuvend projekt ligji i Koncesionit te Pullës se Barnave, me te gjitha problemet qe kishte.
Nga 6 leke te vjetra e pa ndryshueshme kjo, qe paguhet për pullën e barit kalohet ne 2,4% te vlerës me pakice te tij.
Kush e paguan këtë?
Pa dyshim do ta paguaje veçse konsumatori!!!
Kjo rritje galopante çmimi shkon ne favor te koncesionarit.
Pulla, qofte ajo qe është prodhuar deri tashti, qofte ajo qe do te prodhohet nesër, afërsisht një çmim do te ketë!
Pra për qytetarët do te jete gjithmonë e me e vështirë për te përballuar shpenzimet për shëndetësinë.
Dhe nqs ata do te konsumojnë barna te një cilësie me te larte, pjesërisht apo aspak te rimbursuara, diferenca ne çmim do te jete shume me e madhe. (B.H/Shuplaka)