Në episodin e radhës të Puls Pop, në Fax News, kemi dalë në rrugët e Tiranës për të pyetur shqiptarët se çfarë presin pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. A ka shpresë për ndryshim? A do të mbahen premtimet e dhëna gjatë fushatës?
Disa qytetarë shprehen optimistë, duke besuar se qeveria e re do të sjellë zhvillim ekonomik, më shumë vende pune dhe përmirësime në sistemin e drejtësisë. Të tjerë janë skeptikë, duke menduar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha dhe se premtimet elektorale do të mbeten thjesht fjalë boshe, ndërsa disa shprehen pesimist për opozitën
Po ju, çfarë prisni nga zgjedhjet e 11 majit?