Më 11 maj, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit, por një pjesë e madhe e atyre që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të përballen me sfida për të ushtruar këtë të drejtë.
Në episodin e parë të PULS POP, që transmetohet çdo ditë në FAX NEWS, për gazetaren Sedjana Huna, qytetarët ndanë mendimet e tyre mbi votën nga jashtë dhe ndikimin e saj në të ardhmen e vendit.
Shumë prej tyre shprehën shqetësimin se, ndonëse kontribuojnë financiarisht dhe ruajnë lidhjet e forta me Shqipërinë, ata ndihen të përjashtuar nga procesi zgjedhor.
Nga ana tjetër, pati edhe skeptikë që ngritën shqetësime për manipulimet e mundshme dhe vështirësitë logjistike.
Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, një gjë është e qartë, diaspora dëshiron të ketë një zë në vendimmarrjen kombëtare.