Moderatorja Arbana Osmani është mama e dy djemve, Jonit dhe Diellit. Ajo shpesh në rrjetet e saj sociale flet për punën por edhe për jetën si një mama e përkushtuar.
Arbana jep këshilla të ndryshme dhe gjithashtu ndan dhe një pasion të sajin, gatimin.
Në pyetjet e shumta që i vijnë njëra ka tërhequr vëmendjen dhe besojmë që shumë nëna të reja e gjejnë veten në këto fjalë:
“Filloj punë pas një javë, s’jam shkëputur kurrë nga djali, jam në ankth. Ndonjë këshillë të lutem”, e ka pyetur dikush Arbanën dhe ajo ka ndarë menjëherë eksperiencën e saj me të dyja lindjet.
“Kur linda Jonin unë kam marre 2 vite pushim nga puna (i vit shtatzënia dhe 1 vit pas lindjes) Kam qene njeriu me i lumtur ne bote se lindja e tij me rilindi si njeri por te them te drejtën puna dhe rutina ime e zakonshme me mungonte shume dhe e vuaja shkëputjen. Nuk kisha besim tek asnjë Dado dhe mendoja qe nëse do shkëputesha sado pak nga ai , do ndodhte diçka e ndjesitë e fajit nuk me linin te beja asgjë.
Kështu u bëra një “nene shembullore” por një grua e pa plotësuar pa punën dhe pasionet e mia. Me Diellin vendosa te mos shkëputem aq gjate nga puna dhe jam përpjekur te gjej një ekuilibër por serish kam ndjesi faji kur shkëputem për me shume se disa ore. Është e vështire te jesh Working mom por është besoj me stërmunduese te jesh full time mom nëse e dashuron punën tende si unë. Kështu qe mos u ndje ne faj nëse puna te plotëson dhe te bën te lumtur. Mama e lumtur, fëmijë i lumtur, mos harro”, është përgjigjur Osmani.