Kur ju mendoni për krizat shëndetësore në Amerikë, gjërat që ju vijnë në mendje janë obeziteti, sëmundjet e zemrës, abuzimi me drogën, por, po sikur puna juaj 9:00 – 5:00 të jetë kërcënimi më i madh me të cilin përballeni? Kur ju analizoni mjedisin e punës sot, ku gjithnjë e më shumë njerëz shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të ulur në tavolinat e tyre të punës, bëhet e qartë se puna në zyrë mund të jetë një vrasës i heshtur për miliona amerikanë dhe njerëz anembanë botës. Pyetja që shtrohet është: a jemi shumë vonë për të ndërhyrë?
Si ndikon puna juaj në shëndetin tuaj
Ju shkoni në punë për të siguruar jetesën. Në këtë mënyrë, ju siguroni mirëqenien e familjes suaj, lumturinë, shëndetin. Por, çfarë ndodh nëse puna juaj të jetë duke iu vrarë para kohe?
Një numër në rritje të dhënash tregojnë se vendet e punës në zyrë dhe zakonet që krijohen me to, kanë një ndikim negativ në shëndetin e miliona personave që punojnë në industri dhe sektorë të ndryshëm.
Le t’u hedhim një sy disa prej shkaktarëve kryesorë dhe se si mund t’i korrigjojmë.
1.Qëndrimi ulur është më i rrezikshëm se duhanpirja
Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen që thotë se qëndrimi ulur është “tymi i ri”, por çfarë do të thotë me të vërtetë kjo gjë? Sa i dëmshëm është një stil jete sedentar? Nëse ju analizoni shifrat dhe studimet e ndryshme, të dhënat tregojnë se qëndrimi ulur shkakton një sërë problemesh në shëndet.
Sipas dr. James Levine, drejtues i the Mayo Clinic – Arizona State University Obesity Solutions Initiative,“qëndrimi ulur është më i rrezikshëm se duhanpirja, vret më shumë njerëz se HIV, është më i pabesë se parashutizmi. Jemi të ulur për vdekje”.
Kjo është një deklaratë e guximshme, por ka shumë prova që e mbështesin,
Studime të shumta kanë gjetur se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë çdo ditë çon në rritjen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë, kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, madje edhe kanceri në gji/living/
Discussion about this post