Shoqëria Albpetrol ka reaguar lidhur me pretendimet e Task-Forcës me në krye Ledina Mandijan për
punësime në kundërshtim me Kodin Elektoral. Në reagimin e saj, kjo shoqëri bën me dije gjatë
periudhës 26 Maj-19 Qershor janë kryer punësime të nevojshme për mbarëvajtjen e punëve të
shoqërisë.
Albpetrol thekson se të gjitha mërimet e cituara nga zyra e Zv. Kryeministrit janë bërë në përputhje me
organigramën e shoqërisë dhe nuk është bërë asnjë shtesë strukture gjatë periudhës zgjedhore.
Reagimi i Albpetrol:
Shoqëria Albpetrol sh.a dëshiron të sqaroj opinionin publik në lidhje me njoftimin për shtyp të dërguar nga Zyra e zv. Kryeministrit, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.473, datë 1.06.2017, se ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme shoqërinë Albpetrol sh.a për punësime në kundërshtim të Kodit Elektoral.
Ju bëjmë me dije se emërimet e kryera nga shoqëria Albpetrol sh.a gjatë periudhës 26 Maj- 19 Qershor 2017 lidhen me vende pune specifike të domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve të shoqërisë. Këto emërime janë të parashikuara në strukturën organizative të shoqërisë dhe kane qene te miratuara me programin dhe buxhetin e vitit 2017 të shoqërisë Albpetrol. Ky dokument si dhe organigrama e shoqërisë është miratuar nga të gjitha strukturat dhe institucionet përkatëse në fund të vitit 2016. Të gjitha emërimet e cituara nga zyra e Zv. Kryeministrit janë bërë në përputhje me organigramën e shoqërisë.
Theksojmë se Albpetrol sh.a nuk ka bërë asnjë shtesë strukture gjatë periudhës zgjedhore.
Pretendimet e ngritura nga zyra e zv. Kryeministrit janë të pabaza dhe nga ana e shoqërisë tonë nuk është kryer asnjë shkelje ligjore. Përkundrazi, shkelja ligjore është kryer nga zyra e Zv. Kryeministrit, e cila ka referuar materialin në prokurori pa pritur përgjigjen zyrtare të palës tjetër. Albpetrol sh.a shpreh gatishmërinë të bashkëpunojë me prokurorinë dhe çdo organ tjetër ligj zbatues.
(XH.A/SHUPLAKA)