10:16 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Punësimi i të rinjve, Zyrat e Punës ndihmuan 40% të aplikantëve deri në 29 vjeç

14:36 | 28/05/2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Punësimi i të rinjve, Zyrat e Punës ndihmuan 40% të aplikantëve deri në 29 vjeç

Viti 2024 ka shënuar një rritje të ndjeshme të punësimit në radhët e të rinjve deri në moshën 29 vjeç, falë ndërhyrjes së Zyrave të Punës dhe programeve të specializuara të trajnimit dhe ndërmjetësimit.

Drejtoresha e Shërbimeve të Tregut të Punës, Gertiola Çepani, bëri të ditur se 40% e punësimeve të realizuara këtë vit kanë përfshirë të rinjtë, ndërsa programet për zhvillimin e aftësive digjitale, si ai i kodimit, janë ndër më të kërkuarit dhe më të suksesshmit.

“Punësimi apo pjesëmarrja e tyre në kurset e formimit profesional, në programet e nxitjes së punësimit apo integrimin direkt në tregun e punës është goxha më i rritur. Kanë kërkesa për disa nga fushat kryesore, siç është hoteleri-turizmi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, ndërtimi dhe shërbimet. Programi i kodimit ka qenë ndër më të suksesshmit për të rritur aftësitë digjitale të të rinjve, mbi 90% janë të rinj”, deklaroi Çepani.

Procesi i aplikimit është gjithnjë e më i lehtësuar, duke u përshtatur me aftësitë teknologjike të brezit të ri. Të rinjtë mund të aplikojnë si fizikisht pranë Zyrave të Punës, ashtu edhe në mënyrë elektronike përmes portalit puna.gov.al ose shërbimeve të portalit e-Albania.

“Në portalin e punësimit, të gjithë të rinjtë, duke hapur llogarinë e tyre, mund të aplikojnë direkt për vendet e lira të punës pa ndërmjetësimin e Zyrave të Punës,” shtoi Çepani.

Nga ana tjetër, grup-mosha mbi 50 vjeç mbetet më e vështira për t’u punësuar, për shkak të interesit të ulët të kompanive për të punësuar apo rikualifikuar këtë kategori. Sektorët ku kjo grup-moshë është më e përfshirë janë tregtia, akomodimi ushqimor dhe industria përpunuese.

Pas

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Para

Presidenti serb nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA, Vuçiç: Pavarësisht presioneve të shumta, ajo ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë

Para
Presidenti serb nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA, Vuçiç: Pavarësisht presioneve të shumta, ajo ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë

Presidenti serb nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA, Vuçiç: Pavarësisht presioneve të shumta, ajo ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë

 



Të Fundit

Ilir Meta thirret në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: 50% grant për ndërtimin e serrave diellore

Forcat izraelite vrasin të paktën 27 persona që po prisnin për të marrë ushqim në Gaza/ Vizita e ministrit në Al-Aksa shkakton zemërim

Uashington, piloti shpall emergjencën pas defektit në motorin e avionit

Zjarr në Malin e Skërficës, zjarrfikës dhe ushtarë punojnë për shuarjen e flakëve

Sali Berisha paraqitet sot në SPAK, zbaton masën e sigurisë

BE-ja pezullon tarifat e saj doganore: Të shmangim provokimet! Shtëpia e Bardhë mirëpret vendimin e Unionit

Mbytet anija me emigrantë në Jemen, 68 të vdekur

Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.