13:18 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Punësimi në të zezë, RCC: Shqipëria ka shifra alarmante

14:41 | 01/02/2018
në Aktualitet, Bota, Ekonomi, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Punësimi në të zezë, RCC: Shqipëria ka shifra alarmante

Shifrat e punësimit në të zezë vazhdojnë ende të jenë alarmante në Shqipëri.

Sipas një raporti të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, informaliteti në punësim në Shqipëri është 57%, sa dyfishi i fenomenit në rajon.

Pas Shqipërisë, me informalitetin më të lartë në tregun e punës renditet Bosnja me rreth 29%, ndërsa nivelin më të ulët të informalitetit e kanë Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Raporti vlerëson se punësimi informal është veçanërisht i pranishëm në grupet më vulnerabël, siç janë të rinjtë, gratë dhe grupmosha më e vjetër e forcës së punës.

Këshilli Rajonal vlerëson se jo të gjitha anketat e forcave të punës përmbajnë pyetje të përshtatshme për të identifikuar qartë punësimin informal bazuar në përkufizimin e ILO-s.

Punësimi informal në Kosovë është më i nënvlerësuar krahasuar me ekonomitë e tjera që kur Kosova nuk raporton mbi fuqinë punëtore mbi 64 vjeç, shkalla jozyrtare e punësimit e të cilëve është e lartë.

Në Serbi, burrat më së shumti janë të punësuar në tregun e zi, ndërsa në Bosnjë e Maqedoni, burrat përbëjnë gati dy të tretat e personave të punësuar ne tregun informal. Në Kosovë dhe Malin e Zi, burrat gjithashtu kanë më shumë gjasa të mbajnë punë joformale, ndërsa në Shqipëri nuk ka dallime gjinore.

Të moshuarit dhe të rinjtë me shumë gjasa duhet të jenë të punësuar informalisht në Bosnjë, Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni. Grupmosha më e ekspozuar ndaj punësimit në të zezë janë punëtorët midis 55-64 vjeç. Në mesin e popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç), të rinjtë (15-24 vjeç) kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në informalitet.

Shumica e personave të moshës 65 vjeç e lart janë të punësuar në tregun e zi të punës. Gjithashtu sa më i lartë të jetë niveli i arsimit, aq më e ulët është shkalla informale e punësimit.

Në të gjitha ekonomitë, punësimi informal është më i përhapur në bujqësi. Në Shqipëri dhe Serbi, punëtorët informalë përbëjnë rreth dy të tretat e të gjithë punëtorëve në bujqësi. Në Bosnjë e në Mal të Zi, punësimi informal në bujqësi është më i lartë se në Shqipëri dhe Serbi, ku normat informale të punësimit në bujqësi janë përkatësisht 87% dhe 90%./monitor/

(F.M/Faxweb)

Etiketa: alarmantepunesimshifrashqiperi
Pas

Megi Topalli lë pas ndarjen me Luiz Ejllin, me kë ‘kapet mat’ duke u përkëdhelur (FOTO)

Para

Ku përfundoi peshku që Salianji kishte marrë për Ramën (FOTO)

Para
Ku përfundoi peshku që Salianji kishte marrë për Ramën (FOTO)

Ku përfundoi peshku që Salianji kishte marrë për Ramën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

Trump feston 79-vjetorin me paradë, protestuesit: Nuk ka mbret në Amerikë!

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital 70-vjeçarin!

U rrëzua nga biçikleta, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës

Viktima në Izrael nga sulmet, kërcënohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, bllokohet automjeti në Velipojë

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.