Punëtorët e Rafinerisë së Naftës në Fier kanë nisur një protestë mëngjesin e sotëm. Sipas asaj që thonë punëtorët prej tre muajsh atyre nuk iu jepen rrogat, ndërkohë në një vit e gjysmë nuk iu është paguar asnjë muaj siguaracion shoqëror.
Kjo ka bërë që këta punëtorë të mos kenë të ardhurat minimale për të paguar edhe detyrimet që iu kërkohen si pagesa e ujit apo e dritave.
Pavarësisht shpresës së tyre se me rastin e Vitit të Ri do të merrnin lekët e tyre kjo nuk ka ndodhur.
”Kemi tre muaj që nuk marrim pagat. Shpresonim t’i merrnim për Vit të Ri po as atëherë nuk na u dhanë. Nuk kemi që të paguajmë as ujv e as drita”, shprehen ata ndër të tjera. (E.K/SHUPLAKA)