“Ne kurrë nuk e humbëm shpresën se do të dalim,” thonë punëtorët indianë që mbetën të bllokuar për më shumë se dy javë në një tunel në ndërtim në veri të vendit.
Të martën, të 41 punëtorët dolën të padëmtuar pas një operacioni masiv në të cilin makineritë e mëdha prenë një kalim për të dalë përfundimisht me barela përmes një tubi me diametër 90 cm. Të gjithë u dërguan në spital për analiza dhe për të rivendosur shëndetin e tyre.
Në një video të publikuar në media, punëtorët ndodhen në shtratin e spitalit, por me humor të mirë.
Një nga punëtorët që ishte në tunel i tha Times of India se ishte “klaustofobik” brenda tunelit.
Një tjetër pranoi për mediat se ndonjëherë ndjehej në ankth dhe pyeste veten nëse do të dilte ndonjëherë. Megjithatë, “asnjëherë nuk e kam humbur shpresën”, tha ai. Për të kaluar kohën, ai luante lojëra në celularin e tij të cilat ishin të ngarkuara me karikues që ia kishin dhënë shpëtimtarët. Fatmirësisht për studentët nuk është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në vendin ku ndodheshin.
Gjatë orëve të pafundme të pritjes punëtorët folën shumë mes tyre, inkurajuan njëri-tjetrin dhe hanin së bashku. Sa herë që mundeshin, bënin shëtitje në tunel ose bënin joga për t’u marrë me ndonjë aktivitet.
Më 12 nëntor, një rrëshqitje dheu bllokoi një pjesë të një tuneli 4.5 kilometra që do të lidhë vendet e pelegrinazhit hindu në Indinë veriore. Banorët vendas dhe ambientalistët thonë se projekti po ndërtohej me nxitim, duke theksuar se ndërtimi i një dige e ka ngarkuar sistemin.