Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një akord për sa u përket punëtorëve sezonal për në vendin fqinj. 7 mijë deri në 10 mijë shqiptarë mund të punësohen me procedura të shpejta me hapjen e kufijve.
Punëtorët shqiptarë mund të punësohen në mbledhjen e frutave kryesisht ne veri të Greqisë. Bëhet fjalë për punëtore që kanë qenë edhe më parë në Greqi.
Por gazetari Vasil Merko nga Gjermania shkruan se shteti shqiptar duhet të kryente një marrëveshje me shtete si Gjermania, për dërgimin e të punësuarve stinorë në këto ekonomi të disiplinuara, me paga të majme e me sisteme shëmbullore? ( rreth 12euro/ora ).
“Tani, shqiptarët detyrohen të shkojnë për të punuar në një vend i cili braktiset në masë prej vendasve. Që nuk preferohet as prej bullgarëve dhe rumunëve ( as edhe prej maqedonasve ) dhe që sektori i tij i bujqësisë përveç pagave mjerane të një ekonomie të rrënuar që mezi frymon, ka treguar shëmbuj barbarizmi dhe shfrytëzimi si rasti i Manoladhës me dredhëzat e gjakosura!”- shkruan Merko.
Shkrimi i plotë
Punëtorët sezonalë shqiptarë
Gjermania ka disa javë ( bashkë me Britaninë, Holandën etj ) që ndodhet në krizë për shkak të mungesës të punëtorëve stinorë, kryesisht polakë, bullgarë e rumunë, për mbledhjen e shpargullit dhe një lloji hudhre. Kjo e shkaktuar prej mbylljes së kufijve dhe interesimit të ulët në kohën e koronës.
Nuk do të ishte e udhës që qeveria e Shqipërisë të kryente një marrëveshje me këto shtete, për dërgimin e të punësuarve stinorë në këto ekonomi të disiplinuara, me paga të majme e me sisteme shëmbullore? ( rreth 12euro/ora ).
Qeveria dërgoi mjekët e infermierët në Itali por do të mund të kishte bërë shumë më tepër për familjet shqiptare.
Tani, shqiptarët detyrohen të shkojnë për të punuar në një vend i cili braktiset në masë prej vendasve.
Që nuk preferohet as prej bullgarëve dhe rumunëve ( as edhe prej maqedonasve ) dhe që sektori i tij i bujqësisë përveç pagave mjerane të një ekonomie të rrënuar që mezi frymon, ka treguar shëmbuj barbarizmi dhe shfrytëzimi si rasti i Manoladhës me dredhëzat e gjakosura!
Në një vend, që as refugjatët që ndodhen atje, nuk shkojnë të punojnë në bujqësi, detyrohemi prej gjendjes të një varfërie të thellë, të shkojmë si punonjës stinorë, kur gjithkush në Europë do kishte kapur mundësinë për të na pranuar.
E quaj të paktën paaftësi dhe dritëshkurtësi… Dhe më shkon ndërmend se zoti kryeministër shumëçka e bën thjesht për shoë…