Shtatë shoferë të disa firmave të guroreve në Berat, raportohet se janë shoqëruar në polici.
Bëhet me dije se shoferët janë ndaluar që prej mesditës së sotme dhe se ndodhen në ambjentet e komisariatit të Poliçanit. Shoferët thonë se janë shoqëruar pa asnjë paralajmërim dhe pa u dhënë asnjë shpjegim.
Prej disa muajsh mes Policisë së Beratit dhe firmave të guroreve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Malin e Tomorrit ka patur përplasje për shkak të vendimit për Parkun Kombëtar të Beratit.