Do të ketë edhe sot ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka lajmëruar se sot do të mungojë energjia për 2 orë e 30 minuta në zonën e Yzberishtit.
“Për shkak të punimeve ne nënstacionin e Kasharit ku do të punohet për 04.01.2018, do të punohet për ndërrimin e telave pasi janë dëmtuar, do të mbetet pa energji pjesërisht zona e Yzberishtit. Orari i stakimit ora 10.00-12.30.
Punimet janë në kabinën që furnizohet nga nënstacioni i Kasharit. Zëvendësimi i telave është i nevojshëm për përballimin e ngarkesës së rrjetit.”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së. Edhe në natën e ndërrimit të viteve ka pasur shkëputje në disa lagje në kryeqytet. (J.V/Faxweb)