Rehabilitimi i lumit Drino në Gjirokastër, do të zhdukë problemin e përmbytjes së zonave përreth, kryesisht toka bujqësore dhe rrugë.
Ministrja e Bujqësisë de Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet për mbrojtjen e krahut të majtë të lumit Drinos, që synon të ndalojë fenomenin e gërryerjes po ecin me ritme të larta.
“Përmes këtij investimi garantohet siguria e objekteve sociale dhe mbrojtja e 350 hektarëve tokë bujqësore në zonën e Gjirokastrës”, u shpreh ajo.