Punimet në rrugë në bulevardin kryesor të Durrësit dhe në rrugët e brendshme që lidhen me të në hyrje të tij e kanë kthyer qytetin bregdetar në një kantier ndërtimi nga janari i këtij viti e në vazhdim.
Kjo ka bërë që inertet e mjetet e rënda të pengojnë jetën e qytetit dhe aktivitetin e pushuesve më së shumti gjatë verës. Qytetarët ankohen se janë përballur me një situatë kaotike për 8 muaj me rradhë.
Punimet për rikonstruksionin e të dy akseve lëvizëse në Durrës kanë nisur me fillimin e vitit 2018 dhe ende vazhdojnë. Kjo ka sjellë kaos për lëvizjen e qytetarëve pa përjashtuar dhe orët e natës, kur mungon dhe ndricimi në rrugët e qytetit.
Platformat e betonit, grumbuj inertesh apo mjetet e rënda që kryjnë punime për rehabilitimin e rrugëve të brendëshme në dalje të bulevardit kryesor, e kanë kthyer Durrësin në një kantier ndërtimi, gjë që irriton qytetarët. Qytetarët ankohen nga kjo situatë aspak normale sipas tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)