Ish- deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur për punimet që po kryhen në Kalldrëmin e Gjirokastrës.
Sipas Shehut, punimet në atë kalldrëm po kryhen në kundërshtim me ligjin pasi, kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur nga UNESCO, dhe për këtë arsye duhet që të ndërhyrja të jetë e kujdesshme.
“Ai qytet është në mbrojtje të UNESCOS dhe nuk mund të veprohet pa u diskutuar, kjo është një veprim dhe nuk mund të kryhet asnjë llojë procedure, por konstatojmë që këto veprime janë kryer në fshehtësi.
Ai kalldrëm nuk përmbush standardet, duhet që të ruhen disa elementë, mendoj se ndërhyrjet që po kryhen në kalldrëme janë arbitrare.
Është një punim që fsheh dicka jo legale, duhet ndaluar për të parë se si duhet kontrolluar dhe rishqyrtuar edhe njëherë.
Dëmet që po bëhen në qarkun e Gjirokastër janë të madha, pasi po shkatërrohen urat dhe monumentet, dhe ajo që është më e keqja është se po tentojnë të kanabizojnë qarkun e Gjirokastrës në kufi me Tepelenën po tentohet të kanabizohet. Kam informacione nga vetë banorët e Gjirokastrës, i bëj thirrje policisë të hetojë. Dhe zgjidhja e vetme është që banorët të vijnë në Tiranë të protestojnë”.
I pyetur për qëndrimet që po mban ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj:” Ajo që po ndodh me Ministrinë e Jashtme është anti kushtetuese, duke dëmtuar rëndë Shqipërinë. Kjo ministri ka kapacitete të mira njerëzore por ka një shtypje të margjinalizuar. Në bazë të kushtetutës posti i Ministrit të Jashtëm nuk i deligohet askujt, është anti kushtetues sepse nuk mund të prezantohet dikush që ka nuk ka atë detyrë”.
I pyetur nëse ndikon në procesin e Bashkimit Evropian, Shehu është shprehur: Sigurisht që po, pasi ata qeshin me këtë pjesë, është qesharake sepse në kushtetutën nuk ekziston Ministri në Detyrë ekziston vetëm Ministër i Jashtëm dhe zv /ministër i Jashtëm.
Mua më vjen keq kur dëgjoj që Ministri i Jashtëm të ketë këto kompetenca, të cilat nuk kanë vlera në politikën e jashtme”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2291780564217018/
(B.K/FAXWEB.AL)