Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një detaj nga jeta e Kryepeshkopit Joan, duke treguar se përpara se të bëhej prif ka punuar si infermier në spitalin psikiatrik.
Rama u shpreh se për Hirësi Joan psikiatria ishte palestra në mungesë të kishës, ku ju stërvitnit shpirtin.
Ndërsa Kryepeshkoi, i ftuar në podkatin e Ramës “Flasim”, tha se kjo ishte pikërisht arsyeja pse shkoi atje.
“Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri”, tha Hirësi Joan, duke shtuar se kur shkoi në spitalin psikiatrik dhe pa realitetin atje, i nisi dhemshuria për njerëzisht që ndodheshin në atë institucion.
Edi Rama: Kur ecejakeshim ju punonit infermier në spitalin psikiatrik. E kujtoj shumë mirë thoshin se gjëja më e mirë që bën njeriu është të japë. Mirëpo tek dhënia ka një moment egoizmi në sensin e vetëkënaqësisë që po jep, pra jep por merr në këmbim sensin e lumturisë. Por më thonit kur jep dhe marrësi nuk e di fare se kush je është ndryshe. Psikiatria ishte palestra në mungesë të kishës, ku ju stërvitnit shpirtin
Joan Pelushi: Në fakt kjo ishte edhe arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.
Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë. Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen.