Një ditë më parë, stafi i ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shkroi gabim mbiemrin e ministres së re Olta Xhaçka, duke vënë “c” në vend të “ç”-së. Megjithatë sot mesa duket e kanë kapur gabimin dhe në njoftimin për të njëjtën konferencë, e kanë shkruar ashtu siç duhet mbiemrin e ministres.
Megjithatë diçka kanë harruar edhe këtë radhë, diçka që nuk i ka shpëtuar syrit kritik të gazetarëve. Një pjesë e “ë”-ve është shkruar siç duhet, por një pjesë tjetër është shkruar me “e”.
“Te nderuar kolege,
Bashkengjitur lutem te gjeni Njoftimin per shtyp, fjalen e plote dhe fotot e Ministres Xhaçka ne “Konferencën Kombëtare për shërbimet alternative cilësore për fëmijët pa kujdes prindëror në Shqipëri”, në kuadër të Reformes së Sherbimeve dhe fuqizimit te sistemit te mbrojtjes së femijeve. Faleminderit!”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë.
Kështu stafi i ministrisë ka akoma shumë punë me shkrimin e njoftimeve për shtypin. (D.D/Shuplaka)