Dedë Kodra, punonjësi i policisë në Komisariatin e Shkodrës dyshohet se është përfshirë në fushatën zgjedhore po në këtë qytet.
Në fotot e publikuata nga “Za’lart” shfaqet punonjësi i policisë duke u takuar me banorë, ku disa prej të cilëve janë të veshur me bluzat e “Rilindjes”.
Sipas “Za’lart” Kodra dyshohet se është përfshirë në fushatën e kanidatit të PS-së në Shkodër, Luan Harushës.
“Dedë Kodra, ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dyshohet se eshte perfshirë ne fushaten e kanidatit te PS Luan Harusha.”, thuhet nga Za’lart”. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post