Punonjësit e 55 kompanive nënkontraktore që ishin përgjegjës për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës, kanë nisur një protestë përpara Kuvendit.
Punëtorët kërkojnë rrogat e prapambetura nga qeveria.
Ata paralajmërojnë se do ndërmarrin të tjera masa për të marrë rrogat.
Ata thonë se kanë ezauruar çdo hap ligjor, prandaj sipas tyre kanë mbërritur përpara Kuvendit.
“Zgjidhja duhet të kishte ardhur me kohë. Kemi besim tek Kryeministri. Të ndërhyjë menjëherë, të ekzekutojë pagesat”-është shprehur njëri prej protestuesve.
(F.G/Faxweb.al)