13:29 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Punonte në Kolumbi me kokainë, kush është i “forti” i Beratit që OFL i dërgoi formularin, u mor peng në Tiranë në vitin…

13:30 | 06/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Punonte në Kolumbi me kokainë, kush është i “forti” i Beratit që OFL i dërgoi formularin, u mor peng në Tiranë në vitin…

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë gjatë ditës së sotme Leonat Gavellit dhe vëllait të tij Ervis Gavellit.

Leonat Gavelli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më herët ai ka pasur probleme në fushën e drogës, ndërkohë që ka rënë pre e një rrëmbimi në një nga zonat e njohura të kryeqytetit.

Së bashku me vëllain e tij Bledarin dhe kushëririn Sajmir Gavelli (Petova) janë konsideruar nga autoritetet italiane si drejtues të rrjetit të trafikut që sillte kokainë nga Kolumbia për ta shitur në tregun e vendit fqinj, por edhe në Zvicër.

Sipas hetimeve të nisura në vitin 2007 nga policia italiane, për trafikantët shqiptarë punonin korrierë italianë dhe kolumbianë të cilët transportonin kokainën.

Leonati mësohet se vepronte në Kolumbi ku siguronte lëndën narkotike dhe ja dorëzonte më tej vëllait dhe kushëririt në Itali. Dy vëllezërit beratas janë dënuar nga gjykata italiane, ndërsa kushëriri i tyre Sajmir Gavelli është gjykuar në Shqipëri.

Leonat Gavelli u rrëmbyje në 2015 te “Komuna e Parisit” në Tiranë por më pas u la i lirë. Edhe ky rrëmbim dyshohet se u kryje për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Pas rrëmbimit Leonat Gavelli u paraqit vet në polici.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

E. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

L. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. 

Pas

“Çfarë duan më shumë ndërkombëtarët që të reagojnë?”, Maliqi mesazh Yuri Kim: Shpresoj ta doni Shqipërinë sa…

Para

KORONAVIRUSI/ Skenarët më të mirë dhe më të këqij për ekonominë globale

Para
KORONAVIRUSI/ Skenarët më të mirë dhe më të këqij për ekonominë globale

KORONAVIRUSI/ Skenarët më të mirë dhe më të këqij për ekonominë globale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

FOTO/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori. U vetëdorëzua në polici

Dronët ukrainas godasin bazën ajrore dhe depon e karburantit në Ryazan dhe Saratov

Ndeshja Shqipëri–Serbi, Policia njofton për kufizime në qarkullim dhe masa të shtuara sigurie

Izraeli kërcënon me sulme të reja në Bejrut nëse Hezbollahu nuk çarmatoset

Policia e Kukësit procedon tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Kurban Bajrami, myftiu Tërnava: Ditë gëzimi, por edhe reflektimi si shoqëri

Sherri me armë zjarri mes fqinjëve në Rrogozhinë! Vetëdorëzohet në polici autori, çifti i bashkëshortëve u plagos pas konfliktit me komshiun

Myslimanët nëpër botë kremtojnë Kurban Bajramin: Lutjet në Gaza te xhamia e shkatërruar

I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.