Një 23-vjeçar i dëmtuar dhe me plagë të shumta është lënë pranë spitalit mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Për shkak të dëmtimeve të shumta në kokë, i riu Shkëlqim Spahiu është nisur sot drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Ka dy pista deri më tani në lidhje me këtë ngjarje, e para është ajo se i riu mund të jetë dëmtuar në minierë, pasi prej disa kohësh punonte aty, dhe pista e dytë është ajo e goditjes me mjete të forta.
Ka qenë ora 2 e mëngjesit të sotëm kur i riu është lënë pranë spitalit nga persona të paidentifikuar dhe më pas janë larguar prej aty.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post