Një 32-vjeçar u gjet i vdekur dje në një dhomë hoteli në Bulqizë. Bëhet e ditur se 32 vjeçari është Enri Brahaj nga Ballshi. I riu mësohet se punonte në kantierin e “Rrugën e Arbrit”.
Sipas policisë nga kqyrja e trupit të pajetë nuk u konstatuan shenja dhune apo plumbi dhe i riu dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrale.
Por burime nga grupi hetimor kanë thënë se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Ndërkohë, policia po verifikon edhe kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe pritet të marrë në pyetje pronarin e subjektit, ku u gjet trupi i pajetë.
Njoftimi i policisë dje për ngjarjen
Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhej në njoftimin e policisë.
(M.Q/Faxweb.al)