Mbarë opinioni publik është tronditur nga vdekja tragjike e 5-vjeçarit në plazhin e Potamit në Himarë.
5-vjeçari u përplas për vdekje këtë mesditë nga një skaf në sy të prindërve, të cilët kishin shkuar në Himarë për pushime. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i skafit Arjan Tase fillimisht nw polici ka thënë se “ka pasur një problem teknik në skaf”.
Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kush është Arjan Tase?
Arjan Tase, i cili shkaktoi aksidentin e sotëm ku në plazhin e Potamit ku humbi jetën një fëmijë 5 vjeç rezulton i pezulluar nga detyra pasi dyshohej se kreu veprën penale “shpërdorim detyre” pasi nuk kishte kryer kontrolle në një zonë ku ishte mbjellë kanabis. Fillimisht ndaj tij përveç pezullimit të detyrës, Gjykata caktoi edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur. Por, Apeli rrëzoi akuzat ndaj tij, pasi sipas Gjykatës nuk u gjetën prova për akuzat e ngritura.
Ngjarja e rëndë:
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa sipas dëshmisë së qytetarëve, mjeti ishte me shpejtësi të madhe dhe është parë të kryej manovra të rrezikshme. Fëmija ndodhej në breg të detit, në një zonë të sigurtë, para syve të prindërve të tij.
Goditja ka qenë tepër e fortë, duke i marrë jetën në vend. Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjeti, i cili mësohet se ka deklaruar se ka pasur një defekt në mjet.