19:58 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pushohet nga puna gazetari i njohur amerikan, skandali seksual “i kushton” karrierën

20:19 | 20/04/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pushohet nga puna gazetari i njohur amerikan, skandali seksual “i kushton” karrierën

Gazetari Bill O’Reilly, drejtuesi i emisionit më të ndjekur të lajmeve në stacionet kabllore amerikane, është pushuar nga puna pas akuzave  për ngacmime seksuale ndaj punonjësve femra.

Fox News, ku O’Reilly punonte prej vitesh dhe ku ai ishte një ndër faktorët kryesorë për popullaritetin e kanalit, nxori një deklaratë ku e cilësonte vendimin të nevojshëm.

O’Reilly u bëri rezistencë  akuzave, duke thënë se ishin të motivuara thjesht nga dëshira për përfitime monetare dhe për të dëmtuar karrierën e një personi të suksesshëm.

E ardhmja e tij në Fox News filloi të vihej në pikëpyetje pas një artikulli të New York Times-it më 2 prill, ku thuhej se pesë gra kishin marrë pagesa të ndryshme nga rrjeti Fox News për të mbyllur akuzat e ngritura kundër O’Reilly.

Emisioni i O’Reilly-t, që në 2015 solli për rrjetin FOX 178 milionë dollarë të ardhura nga reklamat, mori goditje direkte nga tregu, pasi kompanitë filluan të anulojnë reklamat sapo u bënë publike akuzat seksuale, raporton Washington Post.

Një presion i fuqishëm erdhi edhe nga aktivistët kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës, të cilët organizuan protesta para redaksisë së Fox News në New York City me thirrjet për pushimin e gazetarit.

Opinionet janë të ndara lidhur me vendimin e Fox News. Shumë shikues shprehen se do t’u mungojë emisioni i tij. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Fox newswashington post
Pas

Strasburgu mbyll dosjen e 21 Janarit, 109 mijë euro dëmshpërblim për familjarët e viktimave

Para

Jeni prind dhe jo detektiv! Katër këshilla si të silleni me fëmijët

Para
Jeni prind dhe jo detektiv! Katër këshilla si të silleni me fëmijët

Jeni prind dhe jo detektiv! Katër këshilla si të silleni me fëmijët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarmi për vetëvrasjet në Shqipëri/Fatjon Softa: Që prej COVID-it, izolimi i tij ka lënë shenjë dhe janë shtuar fenomenet e vetëvrasjes,

Mali i Zi miraton vendimin! Ushtria malazeze do të marrë pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën

Irani në ‘listën e zezë’ nga Autoriteti i Energjisë Atomike për herë të parë në 20 vjet!

26 vite nga vendosja e 50.000 trupave të NATO-s në Kosovë, Bedri Elezi: Ishte koha e krenarisë, luftuam për të mbrojtur shtëpitë tona

Video/Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles, guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi! ‘Rrëfehet’ para mediave: Dëgjova zhurma të mëdha, kishte trupa rreth meje

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.