17:35 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pushtet mbi kufoma”? Lulzim Basha flet për protesta të dhunshme në Kuvendin Kombëtar

12:13 | 15/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pushtet mbi kufoma”? Lulzim Basha flet për protesta të dhunshme në Kuvendin Kombëtar

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur në Kuvendin Kombëtar të PD-së për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

Basha e përshkroi këtë gjendje si të mjerë dhe fajtor për këtë bëri qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Por kreu i PD-së  bëri edhe njëherë të qartë se ai dhe PD nuk do të vijnë në pushtet “mbi kufoma”përmes protestave të dhunshme, siç artikulohet gjerësisht edhe në media,” sipas tij.

Basha tha se PD ka mbështetur dhe mbështet protestat e qytetarëve, por pushteti sipas tij nëse shndërrohet në një synim që të merret me çdo kusht qoftë edjhe përmes protestave të dhunshme, atëherë historia na mëson, përfshirë edhe Ramën dhe PS-në që ata që vijnë në këtë mënyrë në pushtet kthehen në dhunuesit e qytetarëve.

“Nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma, demokratët nuk e duan pushtetin eduke future në luftë shqiptarët e duke i përçarë”, – tha Basha ndër të tjera.

Ai gjithashtu tha se, mbështes plotësisht qytetarët që protestojnë kundër prishjes së Teatrit, apo studentët që protestojnë kundër reformës në arsim.

Kreu i PD-së duke foluar edhe rreth protestës së studentëve tha se, “Rinia studentore ka flakur inercinë e mosveprimit e heshtjes duke na dhënë shembull.  Shqipëria ka nevojë jo vetëm për energjinë dhe ndershmërinë e rinisë, por mbi të gjitha për një mentalitet të ri politik, për një qasje të re ndaj politikës dhe për një politikë ndryshe. Prej një shekulli politika ka qenë e keqja mes shqiptarëve”.

Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një mentalitet të ri politik, qasje të re, politikë ndryshe. Sipas Bashës, Politika ka qenë shpesh e keqja, pengesë, ndarje sesa bashkim, mjet në duart e disave për të grabitur e sunduar të tjerët. “Sot kemi nevojë për një politikë perëndimore, për veprime të vërteta jo parulla e predikime e fjalë në erë, kjo nuk është e lehtë por as e pamundur,” – tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike përsëriti se duhet një brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë të re të ndryshimit.

“Fitorja më e madhe është përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re, duhet të ndërtojmë rrugën për kalimin e madh drejt brezit të ri. Hapja e rrugës për këtë ndryshim të madh arrihet përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik e shoqëror të hapur, të lirë e demokratik”.

Basha u shpreh se propaganda mizore i ka bindur shqiptarët se nuk është puna e tyre kur qeveria prish banesat, stadiumin apo teatrin, sepse nëse ata që ngrenë zërin burgosen.

Sipas tij, kjo propagandë i ka kthyer shqiptarët kundër njëri-tjetrit, se të tjerët janë shpellarë, ngelësa, armiq.

“Rama me klikën e tij të kalbur, po i shtyn shqiptarët drejt cinizmit, duke i bindur se të gjithë janë njësoj, se nderi nuk ekziston, se e mira publike ka vdekur, se të gjithë bëjnë pazare, shiten e blihen, dhe shqiptarët nuk kanë pse të besojnë te askush dhe asgjë”.

Basha tha se siç janë partitë ashtu është edhe qeverisja e vendit.  E vetmja garanci që qeverisja e nesërme të jetë demokratike – tha ai -është që PD të jetë sot demokratike, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ndryshimi është i vështirë dhe nuk ndodh menjëherë.

(B.H/Faxweb)

Pas

Protesta e studentëve, reagon sërish Rama: S’mund të vazhdojë gjatë…

Para

Haradinaj kërkon t’i vërë vulën, synon me dokument të heqë temën e kufijve nga dialogu me Serbinë

Para
Haradinaj tregon kur mund të hiqet taksa ndaj Serbisë: Ndryshe s’do ketë as dialog, presionet mirë se të vijnë

Haradinaj kërkon t’i vërë vulën, synon me dokument të heqë temën e kufijve nga dialogu me Serbinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jurgen Çika – Kampion i Ringut, Frymëzim i Së Ardhmes

Bëhet zyrtare, Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

Rritet numri i anijeve të mbipopulluara që kaluan Kanalin Anglez gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës

Ngordhja e bagëtive në Shkodër, izolohet ferma, dyshime për sëmundje virale

Gjermani, qeveria e Merz sfidon gjyqtarët për ndalimin e azilkërkuesve

Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE varet nga dialogu me Serbinë, jo nga…

SHBA paralajmëron Francën dhe Britaninë që të mos njohin shtetin e Palestinës

Droga trafikohej nga Holanda e Spanja, shpërndahej në Helsinki dhe qytete të tjera të Finlandës. Si funksiononte rrjeti që drejtohej nga shqiptarët, SPAK ndoqi në terren anëtarët e grupit

Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi: E pamundur të ndodhë tani…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.