Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të vënë nën masën e arrestit në shtëpi Sali Berishën është debati i sotëm në emisionin Pushteti në Fax News me gazetarin Besnik Sulejmani.
Gazetari Adriatik Golemi u shpreh se me kërkesën e sotme ndaj Kuvendit për Berishës, SPAK tregoi se është një prokurori politike, një gestapo. Nga ana tjetër, ai shton se asnjë nga personazhet politike apo analistë që dalin në media nuk flasin kundër SPAK, pasi kanë frikë.
Adriatik Golemi: Drejtësia e re me atë sot e tregoi se pse u krijua. Me çuarjen në parlament urdhrin e arrestit për Berishën, drejtësia tregoi fytyrën e vet të vërtetë. Nuk ka dëgjuar asnjëherë të flas kush keq. Të gjithë thonë lëreni të punojë. Kanë droje të flasin për SPAK. Kanë frikë. Pasi është një gestapo, një Prokurori Politike. Fabrikon prova, falsifikon. Kjo tregon që e gjithë përpjekja e drejtësisë së re, është një masakaradë për të kapur edhe institucionin e drejtësisë dhe për ta vënë në funksion të politkës. Dy mund të jenë faktorët: e para është politika PS dhe Rama. E dyta janë miqtë e Ramës, ka njëlloj mbështetje në fraksione të deep state amerikan që i japin energji SPAK. Sistemi i Vetting lë për të dëshiruar. Gjykatësit e rinjë nuk dihen se kush janë. E votuan të detyruar, ka qenë një motiv që janë penduar.
Ndërsa Fatmir Merkoçi ndërhyri duke thënë se ka qenë i vetmi që i ka dalë kundër reformës në drejtësi në tryezat që u zhvilluan.
Fatmir Merkoçi: Jam i vetmi që i kam dalë kundra kësaj reforme. Dhe kur votuan kushtetuetën thashë faleminderit që votuat diktaturën. Pse i bëre një kërkesë Berishës qenka drejtësi politke, është drejtësi lineare.
Discussion about this post