Në emisionin Pushteti në Fax News këtë mbrëmje u diskutua zjarri i rënë ditën e djeshme në qëndrën tregtare “Metropol” në Lushnje.
Gazetari i MCN TV, Sebastian Zonja i ftuar në studio shprehet se ka një mentalitet mjaft të gabuar në vendin tonë që del në pah sa herë që ndodhin fatkeqësi të tilla. Sipas tij, bashkitë duhet të kenë një fond të veçantë emergjence për raste të tilla.
Nëse nuk e kanë kjo do të thotë se pushtetin e tyre lokal e suprimon qeveria qëndrore dhe në këtë rast kryeministri Rama. Pasi vetëm në Shqipëri njerëzit thonë “le të vijë Rama dhe të na e zgjidhi”. Në këtë mënyrë kryeministri përfiton pushtet dhe merr paratë e bashkisë si dhe leje ndërtimi.
Sebastian Zonja: Shteti tani është Edi Rama apo kryetari i bashkisë atje. Nëse themi që kemi decentralizuar pushtein vendor, atëhere i bie që bashkia ka një fond për emergjenca të tilla. Nëse nuk i ka do të thotë që qeveria qëndrore i merr fonde bashkisë. Ajo është aq e fuqishme sa e suprimon pushtetin lokal. Shteti tek pushteti vendor, kur ka raste të tilla, nuk shkon askush në qeverinë qëndrore për të thënë se hajde na ndodhi kjo. Nëse ndodh në Munchen nuk shkon askush në Berlin tek kancelari. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo që thonë të vijë Edi Rama dhe ta zgjidhi. Të gjitha paratë dhe lejet e ndërtimit i merr ai në dorë. Shteti dhe ky identifikohet me kryeministrin i bie që ai t’ja zgjidhi qyterarëve derë më derë në shtëpi hallet. Nuk është ky mentaliteti që duhet.