Reforma në drejtësi dhe ecuritë e saj këto 7 vite është tema e sotme në studion e emisionit “Pushteti” në Fax News me Besnik Sulejmanin.
E ftuar në studio kryeredaktorja e “Telegraf” Biora Vojka u shpreh se korrupsioni është shumë i përhapur në vendin tonë dhe qytetarët e kanë humbur besimin se ai mund të luftohet.
Nga ana tjetër jo të gjithë përfitojnë nga drejtësia, pasi një i moshuar që të marri zgjidhje nga drejtësia duhet të presi shumë vite dhe jep rastin e një të moshuari që nuk iu dha drejtësi deri në momentin që ndërroi jetë.
Biora Vojka: Sa i përket hyrjes në BE jemi në procesin ‘screening’, një fazë përgatitore për integrimin e vendit. Ka të bëjë me gjyqësorin dhe reformën në drejtësi. Janë mbi 220 milionë dollarë që janë shpenzuar për efikasitetin e reformës në drejtësi. A jemi gati për të qenë anëtare e BE? Kur kemi një pensionist që dëshiron të marrë drjetësi dhe kjo kërkon një kohë të gjatë. Di një rast që nga 2016 akoma nuk i është dhënë drejtësi dhe për fat të keq i moshuari ndërroi jetë. Ka qytetarë që vijnë nga qytete të tjera. 80% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është shumë i hapur. 65.8% nuk kanë besim në ndjekjen e korrupsionit të madh. Kemi përqindje të madhe të qytetarëve që nuk besojnë më.