20:53 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pushteti/”Buxheti 2024″, Sharka: Kaloi për 5 minuta! Ceko: Na drejtojnë njerëz që janë super-idiotë ose super-inteligjentë

21:32 | 21/11/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pushteti/”Buxheti 2024″, Sharka: Kaloi për 5 minuta! Ceko: Na drejtojnë njerëz që janë super-idiotë ose super-inteligjentë

Në studion e emisionit “Pushteti” mbrëmjen e sotme u diskutua kalimi i buxhetit në parlament ditën e djeshme. Të ftuarit e gazetarit Besnik Sulejmani në studio ishin: Agron Haxhimali, Enriko Ceko dhe Eduart Sharka. Ndërsa në lidhje Skype ishte deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Pitushi.

Haxhimali u shpreh se kalimi i buxhetit për 5 minuta ndodh pasi politika shqiptare ka huqin e të mbyturit të mendimeve alternative. Ai i bën thirrje mazhorancës të lërë opozitën të flas dhe të jap mendimin e vetë.

Agron Haxhimali: Politika shqiptare ka një huq. Mendimi alternativ ka qëllim ta mbysi. Në këto 30 vite është mazhoranca më e ashpër që ka pasur Shqipëria. Edhe pse je kundërshtar, nuk trajtohet mendimi alternativ si mendim armiku. Si aktivist i bëj thirrje mazhoranës të japë hapsirën kujtdo të flasi.

Ndërsa Eduart Sharka shprehet se për këtë buxhet duhet të kishte diskutime solemne dhe debate konstruktive.

Eduart Sharka: Secili ka të drejtë të hedh idetë për buxhetin. Nuk është se diskutimi për buxhetin do të ndryshonte diçka, thjesht për informacion për qytetarët. Duhet të kishte diskutime solemne. Ka ndodhur diçka tjetër që kemi këtë gjendje. Edhe sikur opozita të dilte nga ai aksion politik dhe të fliste për buxhetin nuk do ndyrshonte ndonjë gjë. Ky ligj kaloi për 5 minuta. Diskutimi konstruktiv është kur opozita dhe ekspertët paraqesin mendimet dhe mazhoranca nuk i merr në konsideratë. Buxheti i qytetarëve nuk është sllogan. Duket nga treguesit. Ato e tregojnë.

Eksperti Enriko Ceko thotë se në Shqipëri ka njerëz me logjikë qytetarë, ndryshe nga ata që drejtojnë vendin. Pasi ata për të, janë ose super-inteligjentë ose super-idiotë. Ai shton se shumë prej punonjësve të administratës publike paguhen nga shërbime sekrete të huaja.

Enriko Ceko: Në Shqipëri shumica janë njerëz të thjeshtë. Përpara logjikës së qytetarëve na drejtojnë ca njerëz që ose janë super inteligjentë ose super idiotë. Jemi në një situatë kaosi, ku ata që janë atje lartë edhe sikur të jenë super inteligjentë apo super idiotë nuk ka ndonjë dallim, nuk po na zgjidhin hallet. Kemi 33 vjet në këtë situatë. Ose aty kanë dorë shërbimet sekrete që nuk janë miqësore me Shqipërinë. Një pjesë e mirë e punonjësve të administratës publike shqiptare paguhen nga shërbimet sekrete të huaja.

Pas

OJQ-të serbe mbështesin heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe

Para

Pushteti/Deputetja Pitushi: Prej kaosit Komisionet bëhen online! Buxheti i 2024 më i madhi për qytetarët

Para
Pushteti/Deputetja Pitushi: Prej kaosit Komisionet bëhen online! Buxheti i 2024 më i madhi për qytetarët

Pushteti/Deputetja Pitushi: Prej kaosit Komisionet bëhen online! Buxheti i 2024 më i madhi për qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3330 qendra votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar

Numërohen 130 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 272/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Përfundon numërimi në KZAZ 84 në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021

Mbyllet numërimi në Shijak, PS merr rreth 2000 mijë vota plus

Numërohen 212 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Mbyllet numërimi në Librazhd, PS fiton bashkinë e dytë, në epërsi me 5879 vota ndaj PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.