Në studion e emisionit Pushteti në Fax News, gazetari Almer Toska u shpreh se Berisha nuk e do vulën dhe logon pasi ka projektin e vetë politik, do ta mbylli si hero. Po të donte logon dhe po të donte ndryshimin do ta kishte marrë dhe do kishte sjellë ndryshim me njerëz të rinj.
“500 mijë vota janë inercia e kësaj partie. Në protesta vijnë të gjithë ata që janë me prostatë. Janë 50 vjeç e sipër. Nëse Berisha e do siglën e kishte marrë, por nuk e do sepse ka projektin vetë”, u shpreh Almer Toska.
Ndërsa Alesia Ballu u përgjigj se PD-ja është në gjyq së bashku me Berishën për logon dhe nuk mund të thuhet se ai nuk e do logon.
“Ti thua që nuk e do logon kur jemi në gjykatë për logon”, tha Balliu.
Sakaq, Toska shton se në protesta nuk shkon më asnjeri. Ata që shkojnë sipas tij janë të gjithë të moshuar.
“Berisha bën lojë me demokratët. Sa veta e ndoqën në protestën e fundit, 200 veta. Po ikin njerëzit. Nuk frymëzon. Nuk ka moral. Po të dojë e kthen Shqipërinë përmbys. Sa njerëz të rinj ka rreth vetes? Zero”, shton Toska.
Balliu bie dakord se partia duhet hapur dhe të vijnë njerëz të rinj që e duan atdheun.
“Bie dakord partia duhet hapur. Një pjesë nuk duhet të jenë më. Nuk ka frymë, nuk ka garë. Duhet hapur partia për ata që e duan atdheun”, thotë Balliu.