Në studion e emisionit ‘Pushteti’ në Fax News me Besnik Sulejmani u diskutua dhe roli i medias sot në vend dhe kapja e saj nga qeverisja.
Kryeredaktori i “Standard” Gëzim Saliu u shpreh ndër të tjera se pushteti krijon lidhje me botuesin. Në këtë rast, botuesi nuk është gazetar por biznesmen dhe është i hapur për bashkëpunim me këdo që ka interes. Edhe fondet që jepen sot, jepen me koncesione. Dhe prandaj shpeshherë ndodh që vija editoriale ndryshon brenda ditës.
Gëzim Saliu: Pushteti ka krijuar një lidhje me botuesin dhe ka interes. Në rastin konkret botuesi nuk ka lidhje fare me gazetarinë, kam fitime thotë dhe dua të më eci. Problematikat janë me gazetarët, pasi ka gazetar që duan të pasqyrojnë vërtet realitetin. Edi Rama që në kohën kur ka qenë kryetari i PS ka pasur një sjellje agresive me median. Në mënyrën si i përgigjet një gazetareje. Rastin konkret e patë sot. Ai kolegu mund të jetë i një televizioni që mund te jetë i kapur dhe nuk hap zë. Mediat nuk konsiderohet si media por si biznes. Nëse botuesi thotë jam i hapur për të gjithë atëherë… Mediat duhet të jenë oponentja më e madhe e qeverisë. Janë të pakta në misionin e saj. Ka media sot që vuajnë për mbijetesë. Ka dhe media që kanë mbështetje të drejtpërdrejtë të pushtetit. Fondet sot janë me koncesione. Flasim sot që vija editoriale ndryshohet brenda ditës. Se sa media jonë vuan për të nxjerrë të vërtetën? Për të qenë reale për interesin publik? Në publik ne do ta pyesim kryeministrin se si kaloi 12 vendime brenda ditës, me firmë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në rastin konkret po flasim se si shtrydhet media nga pushteti. Kemi linjën editoriale që ndryshon nga dita në ditë. Do të ishte më e hijshme nëse do ndryshonte një herë në vit.