Tensionet në Kuvend dhe reagimi i Ndërkombëtarëve ishte tema e sotme në studion e emisionit Pushteti në Fax News. Të ftuarit e Besnik Suljemanit ishin: Altin Goxhaj, Agron Kapllanaj, Besart Xhaferri dhe Elkier Bushkolaj.
Ish-deputeti PD-së Kapllanaj u shpreh se skenat e dhunshme në parlament i shërbejnë vetëm Sali Berishës, pasi nuk arrihet asgjë me dhunë.
Agron Kapllanaj: Ndërkombëtarët i flasin zotit Berisha dhe mbështetësve të tij sepse nuk lejojnë funksionimin normal të parlamentit. Një qytetar nuk më voton për të thyer karriget apo për t’i vënë flakët parlamentit. Mund të çojnë shqetësimin në palramnet, problematikat që kanë qytetarët me qeverinë dhe jo të ushtrojë skena. Ato skena që shohim çdo të enjte i shërbejnë vetëm një njeriu, Sali Berishës.
Ndërsa gazetari Bushkolaj thotë se opozitës i janë mohuar shumë të drejta. Një vend që miraton buxhetin e shtetit në 4 minuta nuk e gjen askund.
Shqipëria në këto kushte është e rrezikuar nga korrupsioni po aq sa ç’mund të rrezikohet një vend nga rreziqet natyrore.
Elkier Bushkolaj: Sot Garda e Republikës u tregua dashamirës me deputetët e opozitës. Më bëri përshtypje reagimi i ambasadorit gjerman. Ideja e tij, parlamenti duhet të kontrollojë ekzekutivin. Aksioni opozitar ka nisur me datë 19 tetor, Shqipëria është i rrezikuar nga korrupsioni aq sa ç’është nga rreziqet natyrore. Janë kërkuar Komisone Hetimore, për udhëtime me charter, për koncesionet. Opozitës po i mohohen shumë të drejta. Po i mbahet vula. Nuk ka opozitë normale në kto kushte. Sfidoj të gjeni një vend që miraton buxhetin në 4 minuta.
Discussion about this post