Në emisionin Pushteti në Fax News këtë mbrëmje u diskutua zjarri i rënë ditën e djeshme në qëndrën tregtare “Metropol” në Lushnje.
E ftuar në lidhje Skype, deputetja e Partisë Socialiste në Lushnje, Lindita Buxheli u shpreh se ditën e sotme u mblodh ekipi i pushtetit lokal së bashku me deputetët dhe vendosën strehimin e përkohshëm e 20 familjeve të prekura në ambjentet e një shkolle në Lushnje.
Nga ana tjetër, ajo shprehet se problem mbetet infrastruktura e këtyre 30 viteve pasi është ndërtuar pa kriter. Por tani shton ajo ka një kuadër ligjor kundër ndërtimeve pa leje, të cilat pengojnë edhe punën e zjarrfikësve.
Lindita Buxheli: 20 familje që kanë ngelur sot pa u strehuar, u mblodh i gjithë stafi me deputetët dhe Këshilli Bashkiak dhe do të sistemohen në ambjentet e shkollës teknike dhe më pas në ambjente me qera. Duke parë gjithë atë fluks qytetarësh në atë qëndër dhe asnjë i dëmtuar gjej rastin të falenderoj zjarrfikësen, RENEA, ekipet mjekësore, urgjencën kombëtare. Sa për pyetjen nëse e keni vënë re është vepër penale të ndërtosh pa kriter. Ndërtimet pa kriter bënë të pamundur ardhjen e zjarrfikëseve. Për bizneset ligji i emergjencave civile se në rastet e fatkeqësive natyrore e kanë të sanksionuar mënyrë se si do të veprojnë. Dalin akte nënligjore që hap pas hapi ndjekin procedura. Ishte shumë e rëndësishme shmangia e tragjedisë. Do t’i qëndrojmë pëkrah gjithë bizneseve në ditët në vijim.