Akisoni opozitar është tema e sotme në pjesën e parë të emisionit “Pushteti” në Fax News.
Për gazetarin Besnik Sulejmani, avokati Gylsen Zhllima deklaroi se opozita ka për detyrë të ngrejë një sistem të ri demokratik, konkrete ndaj qytetarëve.
Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një regjim por me një papjekuri të deputetëve, pasi nuk bëjnë detyrat e shtëpisë
Gylsen Zhllima: Opozita për mendimin tim e ka detyrën të ngrejë një sistem të ri demokratik dhe një demokraci konkret ndaj qytetarëve. Berisha i referohet ngjarjeve të mëparshme por e ka pak gabim. Ne kemi zotin Rama për momentin. T’i kujtojmë të persekutuarve regjimin e mëparshëm i kthen atyre një dhmbje. Opozita duhet të ketë vepra reale. Në çdo fushë të ketë betejë. S’kam parë një politikan të flas për të drejtat e gazetarëve. Kam parë për investitiorë të ndryshëm që bëjnë një presion. Investitorët janë të porositur nga qeveria. Nuk do ta konsideroja regjim. Do ta konsideroja papjekuri se si bëhet procesi legjislativ në parlament. Ligji vjen nga parlamenti. Nëse deputetët nuk bëjnë detyat e shtëpisë, nuk kemi regjim përderisa sistemi është i tillë. Berisha ka peshën e vet politike, por nuk e përfaqëson ai 100% opozitën.