Akisoni opozitar është tema e sotme në pjesën e parë të emisionit “Pushteti” në Fax News.
Për gazetarin Besnik Sulejmani, avokati Edmond Petraj tha se kjo opozitë ka humbur kredibilitetin dhe seriozitetin. Sipas tij politikanët shqiptarë, shumë prej tyre nuk i dinë ku janë në të vërtetë problematikat në Shqipëri.
Kjo opozitë nuk ofron asnjë gjë për momentin, pasi kjo strukturë opozitare ka qenë më parë në pushtet.
Edmond Petraj: Opozita nuk është e përgatitur. Ka humbur kredibilitetin. Ka humbur seriozitetin. Ndërkombëtarët që janë faktorë kyç, duan një partner të besueshëm. Situata ka degraduar. Dhe shqiptarët nuk janë mirë, janë keq. Duhet shumë punë. Duke qenë se jam pjesë jashtë politikës, ne si avokatë ne e shikojmë dhe e dimë ku janë problematikat, ndërsa politikanët nuk i dinë ku janë problematikat. Opozita nëse nuk hapet për prurje të reja intelektuale, nuk jemi akoma gjëkundi. Opozita nuk afron asnjë gjë për momentin. Kjo strukturë e opozitës së sotme ka qenë dje në pushtet. Jemi në pozita jo të favorshme edhe për kohën që ka opozita, që nuk po bashkohet me një lidership të vërtetë.