Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, mbajtur ditën e shtunë, ishte tema e mbrëmjes së sotme në studion e emisionit ‘Pushteti’ në Fax News me drejtuesin Besnik Sulejmani.
Gazetari Andon Kello i ftuar në studio, zbuloi se po përgatitet një Kuvend përbashkues mes Berishës dhe Bardhit që do të zhvillojë punimet në 2 apo 3 muajt në vijim.
Nga ana tjetër, ai tha se marrëdhënia e Berishës me Bardhin është shumë e brishtë dhe mund të prishet vetëm për një fjalë goje, pasi kështu janë ndërtuar marrëdhëniet këto vite.
“Po përgatitet një Kuvend i përbashkët. Kam një burim të sigurtë. Pritet në 2 ose 3 muajt në vijim. Pritet një Kuvend Kombëtar përbashkues për të sheshuar problemet e tyre. Bashkëpunimi i Bardhit me Berishën është shumë i brishtë. Edhe me një fjalë goje mund të prishen, sepse ashtu i kanë patur marrëdhënie. Berisha në këto 2 vite ka bërë një hap pas për ta njohur si kryetar të grupit parlamentar. Duhet një front i gjërë opozitar, që disa karrige të kalbura aty të hidhen poshtë. Zoti Berisha është lideri më i konsumuar. Në 2021 me atë rikthimin e tij u besua se demokratët do mblidheshin sërish. Ka 2 vite nuk po shohim, humbja e zgjedhjeve i dekurajon. Qytetarët largohen kështu. Edhe po ashtu ka probleme me drejtësinë. Dihet tashmë që direktivat merren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Andon Kello.