01:47 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Pushteti që vret, ata ngrenë sytë nga qielli, duke dhënë shenjë për shpresën”

09:26 | 07/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
”Pushteti që vret, ata ngrenë sytë nga qielli, duke dhënë shenjë për shpresën”

Nga Jeta Toçila*

Kur në krye të një vendi, është një njeri që nuk i dridhet qerpiku dhe nuk i shfaqet asnjë pikë dhembshurie në portretin e tij, edhe kur rrugët mbushen me foshnjë pajetë, ky njeri është psikopat. Kur në krye të një vendi është një njeri që nuk tundet dhe nuk lëshon pé në bindjet e tij të ngurta, të cilat dëmtojnë interesin e kombit të tij, ky njeri është një psikopat. Historia na ka treguar se bota është kthyer përmbys prej psikopatëve.

Egocentrizmi dhe nevoja për pushtet e kontroll i ka shoqëruar gjithë jetën e tyre politike e kriminale. Ata quhen kriminelë edhe nëse nuk kanë përdorur kurrë një armë, apo të kenë shtënë ndonjëherë në ajër. Ata janë kriminelë sepse vrasjet e planifikuara me gaz apo me helm, me ushqim apo me ajër, janë kryer në emër të një fitoreje afatshkurtër delusive, për ngopjen e pasionit për pushtet. Por ndryshe nga krimineli që vret gjatë një grabitjeje në rrugë, krimineli me pushtet, vret çdo ditë të parën shpresën. Vrasja e shpresës kryhet pa zhurmë, ajo nuk bën bujë në media, por ajo arrin të trondisë familjarët, fiset, shoqërinë, kombin.

Të çfarëdolloj kombësie qofshin, sot ka njerëz që vrapojnë të largohen prej atdheu. Në grahmat e fundit të shpresës, përpiqen me forma të ligjshme e të paligjshme, sa më parë të ikin prej atij pushteti kriminal. Foto dhe histori që trondisin emocionet njerëzore qarkullojnë çdo ditë. Ato, njeriun që ndjen e lënë pa frymë. Foshnja pa faj e pa jetë në duar të babait të ngratë. Fëmijë i mbytyr në bregun e askundit. Fëmijë e të rritur po ikin nga kjo botë, të sëmurë prej diçkaje pa emër specifik, por futen në thesin e diagnozës së përgjithshshme, sepse pushtetit nuk i hyjnë të vdekurit në punë.

Dhe shpresë-vrarët e gjithë botës mbeten rrugëve, pa ditur ç’do t’u sjellë e nesërmja. A do t’u sjellë mortin apo ringjalljen? Ata ngrenë sytë nga qielli, duke dhënë shenjë për shpresën që pulson ngadalë duke u fikur. Por në qiell mund të shohin vetëm gjurmët e një avioni, brenda të cilit pushtetari psikopat ngre dolli me shampanjë, ose me ujë për shkak të dietës që mban. Dhe jeta vazhdon…”Gjithçka kalon”-shkruhej në shkopin që Buda i mençur mbante në dorë.

Etiketa: femijetJeta Toçilapushteti qe vret
Pas

Marijuana do shitet në farmaci, mësoni cili do jetë shteti i parë në botë që do e lejojë

Para

“Ajajaj”, Rama përshëndet shqiptarët me “lajmin e shumëpritur për Shqipërinë që duam”

Para
“Kush t’i ban këto foto, vetë shkruan apo nej tjetër?”, si i përgjigjet kryeministri komentueses

“Ajajaj”, Rama përshëndet shqiptarët me “lajmin e shumëpritur për Shqipërinë që duam”

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.