Në studion e emisionit “Pushteti” në Fax News me drejtues Besnik Sulejmani, gazetari i MCN TV Sebastian Zonja foli për pasojat e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Pas këtyre ndryshimeve. kryeministri ka marrë një pushtet thuajse absolut.
Zonja tha se kryeministri Rama ka pushtet të shpërndajë 80% të buxhetit të shtetit, ndërsa në Kosovë, Albin Kurti ka pushtet të shpërndajë 43% të buxhetit.
Ndërsa Baçi shtoi se Berisha nuk e përdori këtë pushtet gjatë qeverisjes 2009-2013 pas ndryshimeve kushtetuese. Rama, thotë ai, i keqpërdor pushtetet.
Sebastian Zonja: Sot kryeminstri shpërndan 80% të buxhetit të shtetit. Ndërsa në Kosovë decentralizimi i pushtetit në Kosovë është i jashtëzakonshëm. Albin Kurti ka pushtet të shpërndajë 43% të buxhetit, pjesa tjetër i takon institucioneve të tjera. Ne kemi një kryeministër që ka pushtet se bën dhe gzetarin me podcast, është edhe piktor, edhe ambasador, i merr vetëm vendimet se këtu vijnë refugjatë.
Luan Baçi: Pse nuk e kishte këtë pushtet Berisha në 2009-2013. Sepse Rama i keqpërdor pushtetet. Rama nuk njeh institucione.
Sebastian Zonja: Ligji të lejon shumëçka. Diktatorët shumë herë flasin me ligje. Edhe Enver Hoxha me ligje i vriste kundërshtarët. Kryeministrat funksionojnë me shtetin e së drejtës. Sot vetëm Durrësi është një nga portet më të rëndësishme mesdhetare. Në bazë të projekt-buxhetit të 2024, qytetarët do të paguajnë 410 milionë euro që të ndërtohet Porto Romano. Është vetëm fillimi.