Në studion e emisionit “Pushteti” mbrëmjen e sotme u diskutua kalimi i buxhetit në parlament ditën e djeshme. Të ftuarit e gazetarit Besnik Sulejmani në studio ishin: Agron Haxhimali, Enriko Ceko dhe Eduart Sharka. Ndërsa në lidhje Skype ishte deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Pitushi.
Sharka ka kundërshtuar deputeten Pitushi, e cila u shpreh se buxheti i takon qytetarëve. Ai thotë se ky buxhet është i patronazhistëve dhe oligarkëve. Shifrat e të punësuarve në administratën publike janë rritur shumë kohët e fundit dhe prandaj buxheti është kaq i lartë për të shpërndarë këto para tek patronazhistët.
Eduart Sharka: Buxheti i oligarkëve, buxheti i patronazhistëve. 1 miliardë euro nga ky buxhet shkon për kosto patronazhimi. Nuk ka asnjë bazë të thuash që është buxheti i qytetarëve, është i oligarkisë. Është buxhet elektoral.
Ceko shprehet se ekonomia shqiptare është një ekonomi 44 miliardë dollarë në vit. Por shumë aktivitete ekonomike në Shqipëri janë në të zezë. Si psh. janë 325 mijë ferma, por vetëm 40 mijë janë me NIPT dhe këto nuk kanë mundësi të dalin në treg.
Enriko Ceko: Ekonomia shqiptare është një ekonomi 44 miliardë dollarë në vit. Në 325 mijë ferma vetëm 40 mijë janë me NIPT, të tjerat ngelen zbuluar sepse nuk kanë mundësi të dalin në treg.
Si mund ta menxhoj një fermë dikush që është 60 vjeç sepse fëmijët i ka jashtë shtetit. Një ekonomi me duhet ta kishte buxhetin 40 miliardë dollarë. Këta zotërinjtë atje nuk flasin për miliarda, flasin për qindra-mijëra.